Vendi ynë do të paraqitet nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorin KU herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar reshje shiu; të cilat në zonat Veriore – Verilindore do të jenë në formë rrebeshi; Parashikohet që deri vonë në mbrëmje; vendi të mbetet me vranësira dhe shira KU në zonat veriore, zonat Qëndrore dhe pjesërisht në Juglindje të territorit do të ketë edhe rrebeshe.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Beratit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Verior duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.