Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat do të jenë të pranishme në zonat malore. POR pas_mesditës pritet të kemi shfaqje të vranësirave në të gjithë territorin, KU në skajin Verilindor do të jenë më të dukshme duke krijuar mundësi për shira të pakët. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, POR do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 28°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fort në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.
| 1.B. Curri | 9 | 20 |
| 2. Puka | 8 | 19 |
| 3.Kukës | 11 | 22 |
| 4.Peshkopi | 9 | 20 |
| 5. Burrel | 12 | 22 |
| 6.Shkodër | 14 | 26 |
| 7.Lezhë | 15 | 25 |
| 8.Tiranë | 14 | 26 |
| 9.Durrës | 16 | 25 |
| 10.Elbasan | 13 | 28 |
| 11.Fier | 15 | 25 |
| 12.Berat | 14 | 28 |
| 13. Pogradec | 11 | 20 |
| 14.Korçë | 9 | 20 |
| 15.Ersekë | 7 | 19 |
| 16.Vlorë | 15 | 24 |
| 17.Gjirokastër | 12 | 26 |
| 18.Sarandë | 16 | 25 |


