VIJON rritja e mëtejshme e vlerave barike gjatë orëve të paradites duke sjellë; dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të jetë prezente deri pas-mesdite kur pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira si fillim në zonat malore veriore dhe gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, megjithatë; shirat do të jenë në sasi të pakta. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, POR mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 27°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.