Shqipëria Moti-E Enjte, 20 Tetor 2022

0
15

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të theksuar do të jenë në zonat e thella malore. Ndërsa parashikohet që në pjesën e dytë të ditës në territor të ketë shfaqje të vranësirave të lehta në pothuajse të gjithë zonën e ulët, POR në shtrirjen Lindore do të jenë më të dukshme vranësirat. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.