Sipas MeteoAlb: Orët e paradites do të jenë nën dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas – here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu; më të dukshme në zonat Jugore KU priten edhe rrebeshe; Parashikohet që situata e motit të vijojë e paqëndrueshme edhe gjatë orëve të padites; duke berë që vranesirat dhe shirat të jenë dominante POR në sasi të pakta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE gjatë mëngjesit POR ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 22°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.