Vijon depërtimi i masave ajrore veriperëndimore në vendin tonë duke diktuar mot të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë. Herë pas here do të shfaqen vranësira të lehta e kalimtare KU më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore NDERSA më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare ku priten edhe temperaturat më të larta. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR MBETEN kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.