Thursday, January 16, 2025
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Enjte, 16 Janar 2025

Shqipëria Moti-E Enjte, 16 Janar 2025

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, KU vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë. POR parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti bëj gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat në skajin jugor dhe jugloindore do të gjenrojnë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Ndërsa; në pjesën më të madhe të territorit do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta POR pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të RRITEN si në mengjes edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -7°C vlera minimale deri në 12°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments