Sipas MeteoAlb: Territorit Shqiptar do të MBETET nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta KU më të theksuara kthjellimet do të jenë gjatë orëve të paradites NDERSA pasditja do të sjellë shpeshtim të vranësirave nëpër tërritor KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat zonat e thella malore; Vijon problematikë e theksuar nga ngricat në akset rrugore; Parashikohet që kjo situatë meteorologjike të mbetet stabël edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore; duke luhatur vlerat ditore nga; -3°C temperatura më e ulët e shënuar në zonën e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila do të shënohet përkatësisht në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor; për pasojë në në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.