Sipas MeteoAlb: Prezenca e një qendre Anticiklonare mbi rajonin e Mesdheut do të diktojë kushtet atmosferike edhe në territori Shqiptar duke sjellë; mbizotërim të motit të kthjellët, deri pas – mesditës kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër territor KU më të fokusuara vranësirat do të jenë në gjysmën Lindore të Shqipërisë; POR nuk oriten reshje; KY stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 21°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.





