Edhe të dielën; vendi ynë do të MBIZOTEROHET nga moti i kthjellët dhe relativisht i ftohtë; si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore që kanë depërtuar drejt Ballkanit. Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përvec kthjellimeve do të kenë herë pas – here vranësira të shpeshta megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të tyre duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.