Sipas MeteoAlb: Vlerat e larta Barike do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në Territorin Shqiptar alternime kthjellimesh dhe vraanesirash të shpeshta; Parashikohet që pas – mesditës dhe në vijim të shfaqen vranësira të pësojnë zhvillim në zonat Qëndrore dhe Lindore duke rrezikuar reshje të pakta shiu; Orët e pasdites dhe mbrëmjes; vranësirat do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit KU më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke sjellë rrebeshe të izoluar shiu.
Temperaturat e ajrit do të RRITEN në mëngjes POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga; 4°C vlera më e ulët e shënuar në verilindje të vendit deri në 22°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zonat bregdetare;
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 28 km/h nga drejtimi Lindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.


