Sipas MeteoAlb: Si pasojë e masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjinë Veriore; vendi yne do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat pas mesditës do të pësojnë zhvillim duke gjeneruara rrebeshe shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore;  Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore – verilindore; Parashikohet që edhe gjatë natës; reshjet të jenë prezent POR me intensitet më të ulët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C temperatura më e ulët e shënuar në Verilindje të territorit deri në 24°C vlera më e lartë në rang vendi. 

Era do të fryjë mesatare deri e e fortë; me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht  JUGOR; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 5 – 6 ballë.