Masat e ftohta me origjinë verilindore – Lindore do të kushtëzojnë në vendin tonë; mot të ftohtë, situatë cila do të jetë prezent, gjate orëve të paradites dhe në të gjithë territorin NDERSA mesdita dhe pasditja do të sjellin herë pa shere kalime të vranësirave si fillim në zonat malore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore. Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes, DHE mesdita sjellë rënie të tyre duke rregjistruar vleren minimale në qytetin e Peshkopisë -6°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës 10°C. Era do fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi 5 balle.