Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i mëtejshëm i vranësirave do të sjellë sërisht probleme me reshjet në territorin Shqiptar; duke bërë që orët e paradites; të kenë reshje me intensitet mesatar deri intensivë në zonat veriore dhe veriperëndimore NDERSA reshje më të pakta pritën në Jug dhe Qendër; Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të sjellin shtim të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit KU më të dendura do të jenë në skajet Veri dhe Jug të Shqipërisë duke sjellë mjaft probleme. Në zonat e thella malore priten edhe reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të RRITEN në të dy vlerat ekstremale ditore; duke u luhatur nga 0°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 18°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në Vlorë

Era do të fryjë e fortë; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 75 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 6 ballë.