Wednesday, January 1, 2025
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Diel, 29 Dhjetor 2024

Shqipëria Moti-E Diel, 29 Dhjetor 2024

Do të vijojë; Shqipëria nën ndikimin e masave ajore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe të freskët; më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht zonat e ulëta. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin; megjithjatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor duke krijuar në brigjet detare Valëzim të ulët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments