Sipas MeteoAlb: Si pasojë e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike; vendi yne do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta KU në zonat veriore dhe verilindore do të gjenerojne rrebeshe shiu; Orët e pasdites; do të sjellin zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit; Po ashtu edhe gjatë natës reshjet do të mbeten dominante në territor.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C temperatura më e ulët në verilindje të territorit deri në 27°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare deri e e fortë në tokë dhe në det; me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.