Sipas MeteoAlb: Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta; të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në veri dhe veriperëndim dhe gradualisht përfshijnë disa zona në Qendër të territorit; herë pas – here shirat do të jenë në formë rrebeshi; Parashikohet që orët e vona të natës; të sjellin shtim të intensitetit të shirave në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e mesatare paradite POR e fortë gjatë pasdites; duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi JUGOR; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim 6 ballë.





