Sipas MeteoAlb: Rritja e Vlerave Barike do të sjellë në territorin Shqiptar ngrohje graduale të motit; Ndërkohë; orët e patadites do të jenë me DIELL në bregdet dhe zonat e ulëta NDERSA alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta priten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore; Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; do të sjellë vranësira disi më prezente në territor POR mundësia për reshje është thuajse zero; Kushtet e qëndrueshme atmosferke do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të VIJOJNE të ulen në mëngjes POR rriten në mesditë duke u luhatur nga; -2°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Kukësit deri në 16°C vlera maksimale KU do të shënohet në shumë qytete të Ultësirës Perendimore.
Era do të fryjë mesatare; me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Verior; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.




