Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë Perëndimore do të sjellë në territorin Shqiptar; kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare; gjatë orëvë të paradites NDERSA orët e pasdites dhe mbrëmjes; do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit KU në zonat Veriore dhe Verilindore do të bëhen edhe më të dukshme duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në vlerat minimale DHE maksimale duke u luhatur nga; 1°C temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë NDERSA maksimumi do të ngjitet deri në 20°C përkatësisht në qarqet; Lezhë; Durrës dhe Vlorë.
Era do të fryjë e lehtë; duke arritur shpejtësinë mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i papërfillshëm.




