Sipas MeteoAlb: Orët e paradites do të jenë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike; duke bërë që pjesa më  madhe e vendit të MBETET nën prezencës e intervaleve kthjellime KU më të theksuara kthjellimet do të PARAQITEN përgjatë vijës bregdetare NDERSA pas – mesditës dhe në vijim; pritet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë vendin POR më të fokusuara do të jenë në skajin Jugor dhe Juglindor duke gjeneruar momente me flokë dëbore në Juglindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ULEN në të dy vlerat ekstremale ditore; duke u luhatur nga -2°C temperatura më e ulët e shënuar në zonat Juglindore deri në 21°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit dhe Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.