Sipas MeteoAlb: Orët e paradites do të jenë nën dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas – here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të pakta shiu KU më të dukshme shirat do të jenë në zonat Jugore – Juglindore; Parashikohet që situata e motit të përmirësohet dukshëm gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë deri mëngjesin e së hënës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE gjatë mëngjesit POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 24°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.