Sunday, November 17, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Diel, 17 Nëntor 2024

Shqipëria Moti-E Diel, 17 Nëntor 2024

VIJOJNE prezente masat ajrore të qëndrueshme duke kushtezuar në territorin Shqiptar; mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtarë përgjatë gjithë paradites. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në dy skajet Verilindje dhe Juglindje të territorit; megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin e vendit; Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR do të rriten edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 °C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 19°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në Sarandë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi nga 30 – 35 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments