Qarkullimi i masave ajrore nga jugu i Europës vijon në vendin tonë duke sjellë mot të kthjellët dhe të ngrohtë POR pas mesditës; vranësirat do të shtohen duke rrezikuar shira pothuajse në të gjithë vendin, përjashtuar vijën bregdetare. Më të dukshme shirat paraqiten në zonat malore veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që orët vona të pasdites të largojnë vranësirat nga territori duke bërë që kthjellimet të jënë dominante. Temperaturat e ajrit do të ULEN lehtë në mëngjes POR 2 gradë rënie presim në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C. Era do fryjë e lehtë si në tokë dhe në det duke arrtiur shpejtësinë max 25 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzimi i ulët.