Wednesday, January 15, 2025
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Diel, 12 Janar 2025

Shqipëria Moti-E Diel, 12 Janar 2025

Orët e paradites; do të paraqiten nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të dendura të shiut dhe dëborës; në pjesën më të madhe të vendit KU më të dendura do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore; Ndërkohë në zonat Jugore dhe Qëndrore do të jenë në sasi disi më të pakta; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin dobësim të përkohëshme të reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 11°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Vlorës. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë makimale mbi 65 km/h nga drejtimi Verior; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments