Në kuadër të aktivitetit “Javët Kulturore Ndërkombëtare”, në datat 31 gusht deri në 3 shtator Shqipëria do të mikpresë Azerbajxhanin. Me moton “Shqipëria mikpret botën”, Azerbajxhani vijnë për herë të parë në edicionin e dytë të këtij eventi të madh kulturor. “Javët Kulturore Ndërkombëtare” është konceptuar si një mozaik aktivitetesh kulturore, ku çdo javë do t’i dedikohet një shteti. Pas një shkëputje gjatë sezonit veror, tashmë ky aktivitet nis sërish dhe në fokus të tij është promovimi i vlerave dhe shkëmbimi i eksperiencave. Mbi 700 artistë janë pjesë e programit e këtij vitit, ku ndër ta do të jenë dhe emra të njohur të arenës ndërkombëtare. Edicioni i dytë i këtij viti përfundon më 30 nëntor 2023.