Në 24 vizatimet e përzgjedhura fëmijët pasqyrojnë botën e gjallesave të thellësive të detit, sipërfaqen e tokës, por edhe qiellin e pafund me shpendët në fluturim.

Punimet janë realizuar në teknika të ndryshme artistike si: laps, lapustil, akuarel, pastel, akrilik, teknika mikse, etj.

Shpallja e fituesve do të bëhet më 15 prill 2026 dhe më pas, në Troyes të Francës do të zhvillohet ekspozita (2-6 qershor) me punimet e paraqitura në konkurs.