Gjermania do të mbështesë qeverinë shqiptare për forcimin e sigurisë rrugore, edukimin mbi trafikun dhe shfrytëzimin e rrugës. Në Tiranë, u nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit. Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati si dhe sekretari parlamentar i Shtetit dhe koordinator federal për Logjistikën dhe Transportin e Mallrave në Gjermani, Oliver Luksic. Përmes kësaj marrëveshjeje palët angazhohen për të rritur ndërgjegjësimin dhe edukimin për sigurinë rrugore, për të gjithë përdoruesit e rrugës, për të mobilizuar organet publike dhe aktorët privatë drejt veprimeve konkrete me synim krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe reduktimin e aksidenteve rrugore e pasojave. Ky bashkëpunim përforcon marrëdhëniet mes dy vendeve, duke afruar dhe më tej DPSHTRR-në me institucionet gjermane, drejt një misioni dhe vizioni të përbashkët për programet kombëtare të sigurisë rrugore.
Shqipëria marrëveshje me Gjermaninë për forcimin e sigurisë rrugore
RELATED ARTICLES