Shqipëria lider në rajon për shërbimet publike elektronike

0
3

Në njoftim, thuhet se vendi ynë është i vetmi në Ballkanin Perëndimor, mbi mesataren e BE-së për këtë tregues. Ndërkohë, vendet e tjera të rajonit mbeten ndjeshëm më poshtë, në disa raste edhe duke u larguar nga procesi i konvergjencës.

AKSHI cilëson se ky rezultat konfirmon se digjitalizimi është një nga pikat më të forta të Shqipërisë në procesin e afrimit me standardet e BE-së.