Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShqipëria ka ruajtur stabilitetin makroekonomik

Shqipëria ka ruajtur stabilitetin makroekonomik

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li, i cili vizitoi vendin tonë në datat 19-20 shtator, tha sot se “Shqipëria ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme përballë goditjeve të shumta në vitet e fundit, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar”. Në një deklaratë pas vizitës në Shqipëri, Li theksoi se “autoritetet kanë reaguar shpejt ndaj këtyre goditjeve me politika duke shfrytëzuar hapësirat e krijuara nga politikat më parë”. “Në diskutimet e mia me autoritetet, theksova sfidat me të cilat përballet Shqipëria që vijnë si rezultat i rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, shtrëngimi i kushteve financiare dhe dobësimi i mjedisit të jashtëm. Është e nevojshme të mbështeten shtresat në nevojë nga presionet mbi koston e jetesës nëpërmjet politikave fiskale të mirorientuara dhe të përkohshme”, nënvizoi Li. Zv/drejtori i përgjithshëm i FMN-së tha se, “ne diskutuam gjithashtu politikat që duhet të ndërmerren për të inkurajuar potencialin e rritjes së Shqipërisë dhe konvergjencën e të ardhurave me BE-në dhe i kërkova autoriteteve të vazhdojnë me finalizimin dhe zbatimin e një strategjie të shëndoshë afatmesme të të ardhurave”. “Ishte kënaqësi të bëja vizitën time të parë në Shqipëri si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i FMN-së. Dëshiroj të falënderoj Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe zyrtarë të tjerë për mikpritjen e tyre të ngrohtë dhe për mundësinë që më dhanë për të mësuar më shumë për kushtet ekonomike dhe financiare të Shqipërisë. FMN ka një marrëdhënie afatgjatë dhe produktive me Shqipërinë. E vlerësoj këtë mundësi që pata për të forcuar marrëdhëniet tona dhe kam theksuar mbështetjen tonë të vendosur për Shqipërinë”, theksoi Li. Zv/drejtori i përgjithshëm i FMN-së u shpreh se “largohem me ndjenjën e një miqësie dhe partneriteti të forcuar pas takimeve me autoritetet, që më lanë përshtypje me nivelin e tyre të lartë të angazhimit”.http://ata.gov.al/2022/09/21/zv-drejtori-i-fmn-se-shqiperia-ka-ruajtur-stabilitetin-makroekonomik-dhe-financiar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments