Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama u ndal dhe në procesin e integrimit ku theksoi se Shqipëria po ecën e vendosur në procesin e BE-së. Ajo tha se, “Shqipëria ka ruajtur një vëmendje shumë të fortë te procesi i integrimit dhe sigurisht kjo ka sjellë negociatat. Është shembullore që të shohim që Shqipëria ka mbrojtur rendin ndërkombëtar bazuar në rregullat e Këshillit të Sigurisë të OKB. Kjo ju nderon, tregon se jemi një komunitet me të njëjtat vlera të cilat i ndamë”. “Shqipëria po tregon se po ecën e vendosur në procesin e BE. Raporti i zgjerimit ka treguar përparimin që po bën Shqipëria. Po forconi sistemin e së drejtës. Ju keni miratuar dhe masa të reja për të garantuar barazinë dhe gjithëpërfshirjen. Ekonomia juaj është bërë e fortë pas COVID-it. Këto janë arritje në një kohë plot sfida”, theksoi Von der Leyen. Presidentja e KE-së tha se, samiti i 6 dhjetorit që do të mbahet në Tiranë është i një rëndësie të madhe. “Kryeministër, i dashur Edi unë mendoj që Shqipëria mund të ndihet krenare për arritjet e saj. Nga fjalët dhe veprat qytetarët e Shqipërisë kanë treguar jo vetëm largpamësi, por edhe rezistencë. Më 6 dhjetor do të takohemi sërish në samit dhe do jetë një takim shumë i rëndësishëm”, deklaroi ajo.https://ata.gov.al/2022/10/27/presidentja-e-ke-se-shembullore-qe-shqiperia-ka-mbrojtur-vlerat-e-rendit-nderkombetar/
Shqipëria ka mbrojtur vlerat e rendit ndërkombëtar
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on