Shqipëria, e cila është bërë palë në Konventën CMR që nga viti 2006, synon me këtë projektligj të adaptojë protokollin shtesë të vitit 2008 për faturën elektronike të ngarkesës, duke lehtësuar proceset e dokumentacionit dhe duke rritur efikasitetin dhe sigurinë e transportit.

Për implementimin e këtij sistemi, tha ajo, qeveria shqiptare do të jetë nën mbikëqyrjen e Komisionit Europian dhe do të përfitojë mbështetje nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes.

Aktualisht, dokumenti i transportit kontrollohet nga doganat mbi bazën e dokumenteve fizike, por së shpejti do të bëhet kalimi në paraqitjen elektronike përmes sistemeve që po zhvillohen, si “Dritarja e Vetme Doganore” dhe sistemi i transitit doganor.

Republika e Shqipërisë do të përfshihet gjithashtu në konventat dhe standardet evropiane të Rrjetit Evropian të Transportit Ndërkombëtar Rrugor (ETIRNET), duke ndjekur një seri hapash të ndërthurur që synojnë digjitalizimin e plotë të dokumentacionit të transportit dhe rritjen e efikasitetit dhe sigurisë në tregtinë ndërkombëtare të mallrave