Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIShqipëria i bashkohet EFSA-s në fushatën për parandalimin e Murtajës Afrikane të...

Shqipëria i bashkohet EFSA-s në fushatën për parandalimin e Murtajës Afrikane të Derrave

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me Autoritetin Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA), po bashkojnë forcat në vitin 2023 në një fushatë mbarë evropiane, për të mbështetur luftën kundër Murtajës Afrikane të Derrave (MAD). Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, shprehu angazhimin e institucioneve të linjës për t’ju bashkuar fushatës “Stop MAD”, në rritjen e ndërgjegjësimin e fermerëve, gjuetarëve dhe veterinerëve në tetëmbëdhjetë vende evropiane, duke përfshirë Shqipërinë, për këtë sëmundje shumë ngjitëse dhe i inkurajon ata të ndërmarrin veprime për të parandaluar përhapjen e saj. ”Gjatë dekadës së fundit, Murtaja Afrikane e Derrave ka pasur një ndikim dramatik në sektorin evropian të rritjes së derrave dhe vazhdon të ndikojë në ekonominë lokale dhe rajonale. Ndërsa shifrat e fundit tregojnë shenja inkurajuese se, përpjekjet për të parandaluar përhapjen e virusit mund të kenë efekt, tabloja në të gjithë Evropën nuk është aspak pozitive dhe ne duhet të qëndrojmë vigjilentë. Fermerët, gjuetarët dhe veterinerët kanë një rol veçanërisht të rëndësishëm në raportimin e rasteve të dyshimta”, tha Bernhard Url, Drejtori Ekzekutiv i EFSA. Fushata inkurajon fermerët, veterinerët dhe gjuetarët që të ‘zbulojnë, parandalojnë, raportojnë’ rastet e MAD te derrat e butë dhe derrat e egër. Ajo drejtohet në partneritet me autoritetet lokale në tetëmbëdhjetë vende, dhe në Shqipëri ajo drejtohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. “Duke iu referuar situatës së Shqipërisë me zero raste, parandalimi i MAD siguron një të ardhme të sigurt për fermat e derrave. Kontrolli në import, bashkëpunimi me shërbimet veterinare të shteteve fqinjë, ndjekja e situatës shëndetësore në fermat e mbarështimit të derrave, fushatat e ndërgjegjësimit janë masat parandaluese efikase për mbrojtjen e territorit shqiptar nga MAD “, thekson Keti Margariti, në MBZHR. Në vitin 2022, numri i shpërthimeve të MAD, në popullatat e derrave të butë dhe derrave të egër, ra ndjeshëm në vende të tilla si Rumania, Polonia dhe Bullgaria, krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të ri të publikuar sot nga EFSA. Megjithatë, MAD u rishfaq në Greqi dhe Çeki dhe vazhdon të përhapet në vendet fqinje me BE-në si Serbia dhe Moldavia. Për herë të parë në vitin 2022, kjo sëmundje u shfaq edhe në Maqedoninë e Veriut. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments