Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIShqipëria, eksportuese e rëndësishme rajonale dhe evropiane

Shqipëria, eksportuese e rëndësishme rajonale dhe evropiane

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë fjalës së saj në mbyllje të samitit të Sistemeve Ushqimore të Kombeve të Bashkuara, u shpreh se Shqipëria ia doli të kthehet në një eksportuese të rëndësishme rajonale dhe evropiane. E pranishme në sesionin përmbyllës me temë “Drejt Samitit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, Samitit të së Ardhmes dhe 2025”, udhëhequr nga FAO dhe Komisioneri i Bujqësisë së Bashkimit Evropian, Janusz Wojciechowski dhe zëvendësministri i Jashtëm i Italisë, Edmondo Cirielli, Krica bëri një përbledhje të punës së bërë nga Shqipëria për të forcuar bujqësinë edhe në kontekstin e turizmit. Në fjalën e saj, Krifca u shpreh se kryefjalë e punës së të gjithëve duhet të jetë bashkëpunimi. “Këto tre ditë e treguan qartazi, nëpërmjet gjithë fjalëve dhe pozicioneve të qeverive dhe institucioneve në sesione dhe jashtë tyre që sfidat janë të përbashkëta. Sistemet ushqimore dhe njerëzit që i krijojnë ato janë të gjitha të ndërlidhura. Luhatjet e tregut të shkaktuara nga konfliktet e luftës prekin vende të vogla e të mëdha dhe askush nuk del fitues. I kemi diagnostikuar problemet. Tanimë e dimë se cilat veprime dhe vendime konkrete duhet të merren. Dhe këto vendime, nga vendimmarrësit e botës së ushqimit, mund të merren pikërisht këtu”, tha Krifca. Duke kthyer vëmendjen nga Shqipëria, Krifca u shpreh se “vendi i vogël i Shqipërisë, me një sektor të madh bujqësor për sa i përket punësimit dhe ndikimit në PBB, gjatë këtyre tridhjetë viteve relativisht të brishta të demokracisë, i dalë nga sistemi më absurd totalitar, është përballur me dobësitë në sistemet ushqimore, duke punuar vazhdimisht! Duke shfaqur një dëshirë të madhe për të ndërtuar dhe rindërtuar. Duke përfituar nga tokat tona të pasura, burimet e pasura ujore, biodiversiteti i pasur, klima e mrekullueshme mesdhetare me më shumë se 300 ditë me diell në vit, vullneti, këmbëngulja dhe përpjekja e fermerëve tanë për punuar pa u lodhur dhe për të investuar në mbajtjen gjallë të traditave, duke siguruar brezat e ardhshëm të trojeve tona”. “E nxitur nga një politikë e qartë zhvillimi, e mbështetur fuqimisht nga partnerët tanë, Bashkimi Evropian dhe FAO, është krijuar një model i qartë i bazuar në njohuritë në ferma, bazuar në inovacionin, bazuar në diversifikimin e fermave, bazuar në aksesin në treg që zhvillon zinxhirët e shkurtër të vlerës së ushqimit dhe fokusohet në cilësinë e lartë të produkteve bujqësore. Kjo ka bërë që Shqipëria të bëhet një eksportues i rëndësishëm rajonal dhe evropian i frutave dhe perimeve të freskëta, vajit të ullirit, bimëve mjekësore dhe peshkimit”, nënvizoi Krifca. “Në Shqipëri ne përpiqemi çdo ditë për të rikuperuar dhe rindërtuar. Për të transformuar mangësitë e ndryshimeve strukturore të trashëguara të bujqësisë dhe të shfrytëzojmë mundësitë për të përshpejtuar përparimin tonë drejt Anëtarësimit në BE dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për të krijuar një të ardhme që është sa e begatë dhe e qëndrueshme për komunitetet tona”, garantoi Krifca. “Ne fokusohemi në diversifikimin e ekonomisë sonë dhe inkurajojmë zhvillimin e shumë sektorëve që lidhen me sistemet ushqimore, turizmin, shërbimet e manifakturës dhe teknologjinë që shërben si një magnet për të tërhequr brezin e ri në vetë sektorin. Një ekonomi e diversifikuar është më pak e ndjeshme ndaj goditjeve të jashtme dhe mund të gjenerojë rritje të qëndrueshme”, tha ministrja e Bujqësisë. “Në Shqipëri ne vazhdojmë të zbatojmë dhe investojmë në strategjinë tonë për lidhjen e bujqësisë me turizmin si një mundësi për të diversifikuar aktivitetet ekonomike në zonat rurale, për të ofruar punë të denjë dhe shpërblyese për brezin e ri dhe për të integruar fermerët e vegjël në tregje për të të përforcuar qëndrueshmërinë ekonomike të zonave rurale. Ato duhet të ndërlidhen gjithnjë e më shumë me zonat urbane dhe në këtë drejtim duhet të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën rurale. Investimi në infrastrukturën moderne, duke përfshirë transportin, energjinë dhe telekomunikacionin, për të rritur lidhjen dhe për të tërhequr investime”, vijoi ajo. “E ardhmja e zonave rurale dhe e zhvillimit të qëndrueshëm të tyre duhet të kalojë përmes edukimit, transferimit të njohurive dhe zhvillimit të aftësive. Prodhimi dhe qëndrueshmëria ekonomike si dhe rritja e disponueshmërisë së ushqimit në shoqëritë tona është e lidhur ngushtë me aplikimin e njohurive të reja dhe rritja e pranisë së profesionistëve në zonat rurale. Më shumë produkte bujqësore me më pak sipërfaqe toke, ujë ose inpute të tjera bujqësore pritet nga ne. Duhet të prodhojmë më shumë, me më pak”, shtoi Krifca. “Si ministër i Bujqësisë i Shqipërisë, jam krenare të ndaj se Shqipëria tashmë po bën hapa konkretë drejt këtij integrimi. Ne po punojmë në mënyrë aktive drejt zhvillimit të politikave dhe strategjive që promovojnë praktika të qëndrueshme bujqësore, mbështesin fermerët e vegjël dhe nxisin zinxhirët të fortë të furnizimit me ushqim. Fokusi ynë është në rritjen e produktivitetit duke mbrojtur burimet natyrore dhe biodiversitetin.”, përfundoi Krifca. Objektivi i samitit është të ofrojë modele drejt ndërtimit të sistemeve. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments