Ekspozita sjell për herë të parë për publikun shqiptar një koleksion fotografish të realizuara në vitin 1921, ku pasqyrohen njerëzit, traditat, qytetet dhe peizazhet e Shqipërisë së asaj kohe.
Vizitorët ndoqën edhe një film dokumentar dhe panë përmes syzeve VR, një material arkivor instalativ që ndërthur historinë me teknologjinë bashkëkohore, duke ofruar një përvojë ndijore dhe emocionale të jashtëzakonshme.
Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin kuratori i ekspozitës, Elton Koritari, publicisti dhe shkrimtari Luan Rama, studiuesi Kudret Isai, si dhe ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, të cilët theksuan rëndësinë e këtij projekti si një dëshmi e rrallë e miqësisë zvicerano-shqiptare dhe e ruajtjes së kujtesës historike përmes artit dhe fotografisë.
Gjatë mbrëmjes u promovua edhe katalogu zyrtar i ekspozitës, që përmbledh veprat dhe dokumentet e rralla të prezantuara në këtë projekt, i cili do të qëndrojë i hapur për publikun deri më 13 nëntor 2025.
Pittard kontribuoi fuqishëm për të drejtat e Shqipërisë, për sovranitetin e saj dhe luajti një rol vital në pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Së bashku me gruan e tij Helene Pittard, ai erdhi në Shqipëri dhe takoi figurat më të njohura politike e kulturore të Shqipërisë së viteve 1920





