Programet ndërkombëtare kanë fokus kryesor tek sektorët e digjitalizimit, rritjes së konkurrueshmërisë, zhvillimit të një Europe më të gjelbër, që përfshin edhe mjedisin, klimën dhe bujqësinë. Sektori i bujqësisë në veçanti përfiton nga shkëmbimi i përvojave dhe praktikat më të mira për teknologjitë e reja, menaxhimin e tokave dhe zhvillimin rural.

Demko theksoi gjithashtu se pjesëmarrja e Shqipërisë në këto projekte kontribuon në forcimin e kapaciteteve të institucioneve publike, përmirësimin e politikave rajonale dhe integrimin e praktikave të suksesshme të Bashkimit Evropian. Ai vuri në dukje rëndësinë e këtij bashkëpunimi për rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

 Bujqësia është pjesë e projekteve të bashkëpunimit mes vendeve evropiane në kuadër të programit IPA III, bëri të ditur drejtori i Konvergjencës dhe Kohezionit në Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Klajdi Demko, gjatë prezantimit në Komisionin e Kuvendit të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian për programin Interreg VI-C, Interreg Europe 2021-2027.