Në Washington DC do të zhvillohet të martën, dialogu i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, për herë të parë në format të zgjeruar, me përfaqësues nga 8 ministri e struktura të linjës. Delegacioni shqiptar drejtohet nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ai amerikan nga asistentsekretarja e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried. Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do t’i bashkohet një pjese të diskutimeve të këtij dialogu. Në përbërje të delegacionit shqiptar për herë të parë ka përfaqësues në nivel të lartë nga MEPJ, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë etj., dhe për palën amerikane nga DASH, Departamenti i Mbrojtjes, Tregtisë etj. Departamenti Amerikan i Shtetit do të përfaqësohet nga ndihmëssekretarja e Shtetit Donfried, zv/ndihmëssekretar i Shtetit Escobar, zv/sekretari i Mbrojtjes etj. Dialogu synon thellimin dhe zgjerimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha me rëndësi gjeostrategjike si: siguria, mbrojtja kibernetike, bashkëpunimi në kuadër të Këshillit të Sigurimit, energjia, transporti, klima, transformimi digjital etj. Shkëmbimi i mendimeve dhe qëndrimeve mbi sfidat e përbashkëta në fushën e sigurisë si rezultat i zhvillimeve në arenën ndërkombëtare gjithashtu do të preken gjatë dialogut. Dialogu i partneritetit strategjik vjen në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.http://ata.gov.al/2022/10/24/dialogu-strategjik-shqiperi-shba-per-here-te-pare-ne-format-gjitheperfshires/
Shqipëri-SHBA, për herë të parë në format gjithëpërfshirës
RELATED ARTICLES