Në qytetin e Kukësit u nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit për zhvillimin ndërkufitar social-ekonomik në zonat e mbrojtura në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Administratës së Zonave të Mbrojtura Kukës në prezencë të përfaqësuesve të Adzm Dibër, AdZM Shkodër si dhe të Parkut Kombëtar Sharr ndërmjet Prespa Ohrid Nature Trust – PONT dhe CNVP Shqipëri- Maqedoni e Veriut për zhvillimin ndërkufitar social-ekonomik. Kjo marrëveshje synon që me anë të granteve të vogla që do të jepen do të fuqizojë zbatimin e projekteve të ndryshme për menaxhimin e burimeve natyrore dhe zhvillimin e turizmit, OJF-të, fermerët dhe përdoruesit e tjerë të pyjeve në zonat e mbrojtura Parku Kombëtar i Alpeve të Shqipërisë, Parku Natyror Korab-Koritnik si dhe Parku Kombëtar Sharr në Maqedoninë e Veriut.https://ata.gov.al/2022/08/24/shqiperi-m
aqedoni-e-veriut-marreveshje-per-zhvillimin-e-turizmit-ne-zonat-e-mbrojtura/