Në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar gjatë muajit prill 2022, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave mikpriti kolegë të Agjencisë për Informim dhe Privatësi të Republikës së Kosovës (AIP). Qëllimi i këtij aktiviteti ishte shkëmbimi praktik i eksperiencave profesionale dhe administrative, si dhe zgjerimi i ndërveprimit mes stafeve të të dy autoriteteve. Në nisje të takimit komisionerët Besnik Dervishi dhe Krenare Sogojeva-Dërmaku, ndanë të njëjtin vlerësim mbi bashkëpunimin institucional, duke e cilësuar atë në të mirë dhe përfitim të qytetarëve, por edhe në funksion të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të shteteve tona. Aktiviteti u mbajt përgjatë dy ditëve, ku sipas agjendës u trajtua në një panoramë gjithëpërfshirëse roli dhe veprimtaria e Zyrës së Komisionerit. Në të u prezantuan detyrat dhe kompetencat e njësive përbërëse të institucionit, me fokus përshkrimin e kapaciteteve mbikëqyrëse. Në këtë kontekst, u diskutua edhe për procesin e modernizimit të kuadrit ligjor në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe atij për të drejtën e informimit sipas modeleve më bashkëkohore evropiane. Nga ana tjetër, garantimi i të drejtave të individit nuk mund të kuptohet pa një veprimtari të gjerë njohëse e ndërgjegjësuese, duke forcuar bashkëveprimin, sidomos, me shoqërinë civile dhe grupet e interesit. Një aspekt tjetër i aktivitetit ishte dhe trajtimi i rasteve konkrete dhe vendimmarrjes në lidhje me to, ku u diskutua mbi të përbashkëtat dhe veçoritë që parashikon kuadri rregullator në shtetet përkatëse. Zyra e Komisionerit ritheksoi gjatë aktivitetit angazhimin për t’i ofruar mbështetje AIP për anëtarësimin në organizata të ndryshme evropiane apo ndërkombëtare në të dy këto fusha. Në këtë kuadër, përpjekjet e përbashkëta nuk do të ndalen, si shprehje e qasjes realiste për promovimin e të drejtave të qytetarëve, për rritjen e transparencës e llogaridhënies së autoriteteve publike dhe përgjegjshmërisë e etikës së kontrolluesve/përpunuesve publikë e privatë.https://ata.gov.al/2022/09/20/shqiperi-kosove-shkembim-eksperience-mbi-mbrojtjen-e-te-dhenave/
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on