Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) zhvilluan një takim me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës.
Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit për zhvillimin e mëtejshëm të transportit dhe infrastrukturës rrugore.
Gjatë bisedimeve u diskutua për përmirësimin e ligjeve, rritjen e sigurisë së sistemeve dhe shërbimeve, digjitalizimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset, si dhe bashkëpunimin për pajisjen me karta tahografi për drejtuesit e mjeteve.
DPSHTRR theksoi përkushtimin e saj për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me institucionet homologe në rajon dhe më gjerë, me qëllim modernizimin e sektorit të transportit dhe rritjen e sigurisë rrugore