Qeveria shqiptare dhe Agjencia Franceze e Zhvillimit arritën sot një marrëveshje për financimin e rrjetit të ujësjellësit të Durrësit. Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë, nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj dhe sekretarja franceze e Shtetit për Çështjet Europiane, Laurence Bonne. Pas tërmetit të fortë të nëntorit të vitit 2019, qeveria franceze përmes Agjencisë Franceze të Zhvillimit mori përsipër rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit të Durrësit, një prej zonave më të prekura nga tërmeti, përmes një kredie të butë prej 60 milionë euro dhe një granti për asistencë teknike prej 1 milion euro. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se qeveria shqiptare ka nisur prej vitesh reformën e ujit, duke synuar furnizimin pa ndërprerje. Sipas saj, kjo kredi do të kontribuojë për realizimin e këtij synimi. Po ashtu, Ibrahimaj vuri në dukje se përmes këtij financimi do të përmirësohet edhe furnizimi në zonën e Fushë Kuqes dhe Fushë Krujës, si dhe do të ndikojë në optimizimin e rrjetit të furnizimit që nga matja, faturimi dhe mbledhja e detyrimeve. “Përmes kësaj kredie do të hartojmë një masterplan, jo vetëm për furnizimin e ujit të pijshëm, por edhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve. Synojmë të arrihet kufizimi i ndikimeve mjedisore, përmes rritjes së cilësisë së burimeve dhe zhvillimit të një strategjie për çmimet dhe tarifat e furnizimit me ujë“, tha Ibrahimaj.https://ata.gov.al/2022/11/15/shqiperi-france-marreveshje-prej-60-milione-eurosh-per-rrjetin-e-ujesjellesit-ne-durres/
Shqipëri-Francë, 60 milionë euro për rrjetin e ujësjellësit në Durrës
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on