“Shërbimet financiare” do jenë në fokus të takimit dypalësh që mbahet më 13-14 shkurt në Bruksel. Delegacioni shqiptar ka përgatitur prezantimin e situatës së përafrimit me acquis (legjislacionin e BE-së) në këtë kapitull që rregullon shërbimet financiare në fushën bankare, atë të sigurimeve, pensioneve suplementare, shërbimeve të investimeve dhe tregjeve të letrave me vlerë. Po ashtu, ky kapitull përcakton standarde minimale në lidhje me autorizimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve të shërbimeve financiare, duke siguruar ofrimin e sigurtë të shërbimeve financiare mbi baza ndërkufitare. Kapitulli 9 është pjesë e grupit të kapitujve Tregu i Brendshëm (Cluster 2 – Internal Market) për të cilin takimet nisën në mes të janarit dhe ku bëjnë pjesë edhe kapitujt 1, 2, 3, 4, 6, 7, 8, 28. Projekti SANECA i financuar nga qeveria gjermane dhe zbatuar nga GIZ Albania ka mbështetur grupet negociatore për Cluster-in 2 për t’u përgatitur për takimet bilaterale. atsh
Shqipëri-BE, legjislacioni për shërbimet financiare
RELATED ARTICLES