Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Shpirti i Labërisë”, koncert në TKOB

“Shpirti i Labërisë”, koncert në TKOB

Në 80-vjetorin e lindjes të kompozitorit dhe dirigjentit Haxhi Dalipi, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit organizoi koncertin e titulluar “Shpirti i Labërisë”. Koncerti i Ansamblit Popullor kujtoi vlerat dhe pasuritë e patjetërsueshme të kulturës sonë kombëtare, ku qëndron edhe kontributi me vlerë i etnomuzikologut e studiuesit të spikatur, Haxhi Dalipi. Koncerti kishte një repertor plot këngë, korale dhe valle të kompozuara, përpunuara dhe orkestruara për Ansamblin Popullor nga “Artisti i Merituar” dhe “Mjeshtri i Madh”, Haxhi Dalipi. Shfaqja nisi me pjesën korale “Vajz’e valëve”, interpretuar nga grupi vokal. Më pas kanë interpretuar solistet Malvina Likaj, Mirela Aliaj, Denisa Gjezo, Avni Mirakaj, Rajmond Kllogjeri, si dhe grupi i valleve të Ansamblit Popullor. Haxhi Dalipi lindi në vitin 1941 në Gjirokastër, ku kreu shkollën e mesme dhe studioi për flaut. Më pas ndoqi studimet e larta pranë Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë për kompozicion dhe dirigjim. Për vite me radhë drejtoi Ansamblin “Labëria” në Vlorë, duke e bërë atë një nga ansamblet më të mira në vend. Në vitin 1988 krijoi orkestrën simfonike dhe filarmoninë e qytetit. Punoi si dirigjent kori në Vlorë, si pedagog në Akademinë e Arteve dhe Orkestrën e Radio-Televizionit Shqiptar. Ka shkruar romanca, balada, rapsodi e opereta për fëmijë. U nda nga jeta në vitin 2006. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ