Policia Kufitare e Vlorës dhe ajo në Dhërmi kanë ndihmuar disa pushues, të cilët mbetën të bllokuar në det duke lundruar me mjetet e tyre lundruese. Sipas deklaratës për shtyp të Policisë së Shtetit, mjetet e tyre pësuan defekt gjatë lundrimit dhe e kishin të pamundur kthimin në breg. “4 pushues ishin bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”, pasi mjeti i tyre lundrues skaf kishte pësuar defekt. Po ashtu në plazhin e Livadhit, mjeti me të cilën lundronin disa pushues kishte pësuar defekt dhe ata e kishin të pamundur kthimin në breg”, informoi Policia. Pushuesit, të cilët, ndodheshin në bordin e mjeteve lundurese janë dërguar në breg dhe nuk kanë pasur asnjë problem shendetësor. atsh