Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShpërbëhet policia iraniane e moralit

Shpërbëhet policia iraniane e moralit

Policia e moralit e Iranit, kryesisht përgjegjëse për zbatimin e kodit të veshjes së grave, është shpërndarë, njoftoi sot Prokurori i Përgjithshëm i vendit. “Policia e moralit është shpërbërë, por autoriteti gjyqësor do të vazhdojë të merret me këtë sfidë sociale”, citoi gazeta ”Shargh” një deklaratë të Prokurorit të Përgjithshëm, Mohammed Jafar Montazeri. Nuk janë dhënë detaje mbi rrethanat apo zbatimin e vendimit. Kritikët e regjimit reaguan me frikë ndaj njoftimit. ”Problemi nuk është policia e moralit, por kërkesa për shami”, shkroi një aktivist iranian në Twitter. ”Gratë duhet të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm pa shami dhe ky do të ishte vetëm hapi i parë”, theksoi ai. Vëzhguesit thonë se ndonëse shpërbërja e policisë së moralit nuk nënkupton fundin e mandatit të shamisë, ajo përfaqëson një hap të rëndësishëm në suksesin e lëvizjes së grave në Iran. Protestat e disidentëve mbarëkombëtar, të shkaktuara nga një arrestim nga policia e moralit, vijojnë prej më shumë se dy muajsh. Një grua kurde iraniane 22-vjeçare, Mahsa Amini, u arrestua në mes të shtatorit për shkelje të kodit islamik të veshjes. Thuhet se disa fije flokësh i kishin rënë nga shamia e saj, e njohur edhe si hixhab. Amini vdiq në paraburgimin e policisë vetëm disa ditë pas arrestimit të saj, duke shkaktuar protesta në të gjithë vendin kundër regjimit.https://ata.gov.al/2022/12/04/fokus-shperbehet-policia-iraniane-e-moralit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ