Shpenzimet ushtarake globale arritën një nivel të ri në vitin e pushtimit rus të Ukrainës duke u rritur me 3,7%, thënë ndryshe 2,24 trilionë dollarë në vitin 2022, sipas një raporti të publikuar sot nga instituti i kërkimit të paqes SIPRI, me qendër në Stokholm. Evropa pa rritjen më të lartë në të paktën 30 vjet, 13% e rregulluar nga inflacioni, kryesisht për shkak të rritjeve të shpenzimeve nga Rusia dhe Ukraina. “Ndihma ushtarake për Kievin dhe shqetësimet për një kërcënim më të fortë nga Rusia ndikuan gjithashtu në vendimet e shpenzimeve të shumë vendeve të tjera”, sipas SIPRI. Në nivel global, vendet e botës vazhduan të shpenzojnë më shumë para për ushtrinë se në vitin e kaluar dhe kjo për të tetin vit radhazi. “Rritja e vazhdueshme e shpenzimeve ushtarake globale në vitet e fundit është një shenjë se ne po jetojmë në një botë gjithnjë e më të pasigurt”, shpjegoi studiuesja e SIPRI-t, Nan Tian. Lider i qartë në shpenzime mbeten SHBA, e ndjekur nga Kina dhe Rusia. Ukraina regjistroi një rritje prej 640% dhe tani qëndron në vendin e 11-të, pas renditjes e 36-ta vitin e kaluar. Gjermania mbetet e shtata pas një rritje prej 2,3%. Raporti vjetor SIPRI konsiderohet si koleksioni më i plotë i të dhënave në botë për shpenzimet ushtarake të vendeve. atsh
Shpenzimet ushtarake botërore arrijnë rekordin 2,24 trilionë dollarë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on