Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIShpenzimet publike për periudhën 2-mujore, 83.3 miliardë lekë

Shpenzimet publike për periudhën 2-mujore, 83.3 miliardë lekë

Shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën 2-mujore të vitit 2024, arritën në rreth 83.3 miliardë lekë me një realizim në masën 92.2 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 14 % më i lartë, ose rreth 10.2 miliardë lekë më shumë. Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Financave, në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 2-mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 11.3 % të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 11.2 % të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 1, datë 21.02.2024. Shpenzimet korente kanë shënuar një realizim në masën 96.1 % të planit të periudhës dhe 13.6 % të planit vjetor. Niveli i suficitit në periudhën 2-mujore të vitit 2024 rezultoi në rreth 20.7 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 14.1 % më i ulët, ose 3.4 miliardë lekë më pak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments