Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIShpenzimet kapitale, 7.6 miliardë lekë

Shpenzimet kapitale, 7.6 miliardë lekë

Shpenzimet kapitale deri në fund të muajit mars të këtij viti llogariten 12.7 miliardë lekë. Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në raportin mbi treguesit fiskalë, shpenzimet kapitale për këtë periudhë janë rreth 5.1 miliardë lekë më të larta, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vlera e shpenzimeve llogaritej 7.6 miliardë lekë. Në total, shpenzimet me financim të brendshëm llogariten 9.5 miliardë lekë, ndërsa atë me financim të huaj 2.2 miliardë lekë. Shpenzimet e përgjithshme publike në fund të marsit llogariten 125.2 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat në buxhet 156.1 miliardë lekë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments