Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën dhjetë mujore të vitit 2023, arritën në rreth 482.6 miliardë lekë me një realizim në masën 96.7 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar 3.6 % më i lartë ose rreth 16.9 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 10 mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 69.1 % të planit vjetor, sipas buxhetit fillestar dhe 68.4% të planit vjetor sipas Aktit Normativ të tetorit. Shpenzimet korente dhe ato kapitale kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 98.6 përqind dhe 84.9 % të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 78.3 % dhe 43.8 % të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 77.6 përqind dhe 39.8 përqind të planit vjetor sipas AN nr. 5. Shpenzimet korente, për periudhën 10-mujore të vitit 2023, rezultuan në rreth 428.1 miliardë lekë ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 11.1 % më i lartë ose rreth 42.6 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet kapitale, për periudhën 10 mujore të vitit 2023, paraqesin një realizim në masën rreth 54.3 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 3.5 % më i ulët ose rreth 1.98 miliardë lekë më pak.
Shpenzimet kapitale, 55.3 miliardë lekë gjatë 10-mujorit
RELATED ARTICLES