Bashkëpunimi universitet-biznes në aktivitete të kërkimit shkencor është një mekanizëm që prodhon njohuri, produkte dhe shërbime të reja. Prandaj për herë të parë, u shpall thirrja për financimin e projekteve të përbashkëta të kërkimit shkencor, mes universiteteve dhe biznesit, e cila do të jetë e hapur deri në datën 28 prill 2023. Kjo thirrje përfshin edhe projektet në kuadër të programit EUREKA të BE-së, si rrjeti më i rëndësishëm ndërkombëtar për bashkëpunim në aktivitete të kërkim zhvillimit dhe inovacionit, e ku Shqipëria bën pjesë që prej vitit 2021, së bashku me 45 shtete të tjera. Këto projekte nxisin më tej zhvillimin e biznesit, njohjen më të mirë të tregut, identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme që mund t’i shfaqen biznesit sidomos në këtë kohë krize. Gjithashtu projektet e financuara ofrojnë mundësi studimi dhe hapjeje të tregjeve të reja, nxisin iniciativat për produkte dhe shërbime të reja, zhvillimin e teknologjive të reja, shkëmbim eksperience, etj. Krahas përfitimeve që kanë bizneset pjesëmarrëse në kërkim shkencor, edhe studentët kanë përfitimin e tyre, pasi kjo është një mundësi mjaft e mirë për t’u bërë pjesë e punës kërkimore shkencore në laboratorë realë, që janë vetë bizneset. Në faqen zyrtare të AKKSHI janë publikuar tashmë edhe detajet për thirrjen, si dhe udhëzuesi për projektet e teknologjisë dhe inovacionit. http://nasri.gov.al/thirrje-per-aplikim-per-projekte-te-teknologjise-dhe-inovacionit-per-vitin-2023-2024-projektet-vijne-si-propozime-