Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEShpallet gjendja e emergjencës pas rritjes së rasteve të lisë së majmunit

Shpallet gjendja e emergjencës pas rritjes së rasteve të lisë së majmunit

Autoritetet në qytetin e Nju Jorkut shpallën dje emergjencën e shëndetit publik për shkak të rritjes së rasteve të lisë së majmunit. Kryetari i Bashkisë Eric Adams dhe komisioneri i Shëndetësisë Ashwin Vasan thanë në një deklaratë të përbashkët se mund të jenë në rrezik nga infeksioni deri në 150 000 banorë të qytetit. “Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë federalë për të siguruar më shumë doza të vaksinave sapo të bëhen të disponueshme”, thanë Adams dhe Vasan. Vendimi erdhi disa ditë pasi shteti i Nju Jorkut dhe San Francisco shpallën gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së virusit. Të enjten, San Francisco shpalli emergjencën e shëndetit publik për shkak të shpërthimit të lisë së majmunit. “Vendimi do të na lejojë të përgatisim burimet për të parandaluar përhapjen”, tha kryebashkiakja London Breed në Twitter. “Rastet në San Francisco pothuajse janë dyfishuar brenda një jave duke arritur në 261”, tha ajo. Shteti perëndimor amerikan, Kalifornia, ku ndodhet qyteti i San Franciscos, përbën pothuajse 40 për qind të afro 5000 rasteve të konfirmuara në vend.https://ata.gov.al/2022/07/31/nju-jork-shpallet-gjendja-e-emergjences-pas-rritjes-se-rasteve-te-lise-se-majmunit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments